Apasiev ngjall idenë e Mickoskit për referendum kundër marrëveshjeve me Bullgarinë

October 7, 2022
1 minut lexim

Kreu i partisë e Majta, Dimitar Apasiev ka njoftuar se ka nisur një nismë për mbajtjen e referendumit kundër marrëveshjeve me Bullgarinë. Apasiev. Ka ringajllur kështu nismën e Mickoskit, e cila u hodh poshtë si jokushtetuese nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Apasiev tha se janë mbledhur 750 nënshkrime të cilat janë dorëzuar në arkivin e Kuvendit dhe tha se nuk pret pengesa nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi guxon të veprojë si gjyqtar kushtetues, do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit. Shpresojmë që nisma e referendumit të kalojë me mirëbesim dhe se qëndrimet dhe kërkesat e opozitës do të merren seriozisht”, tha Apasiev.

Xhaferi muajin e kaluar hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së me arsyetimin se ajo Marrëveshje ka trajtimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar. /SHENJA/

Burimi: TV Shenja

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha e zbulon për herë të parë: Opozita shkoi para alternativës “To be or not to be”!

Story i radhës

Malisheva gati për sfidën e vështirë

Të fundit nga

ShkoLartë