Anxhela Peristeri e komenton kështu këngën e Ronelës në Eurovision

min lexim

Anxhela Peristeri ka përfaqësuar vitin e kaluar Shqipërinë në Eurovision dhe si një ish-përfaqësuese, u pyet edhe për këngën e Ronelës këtë vit. E ftuar në Why Not, Anxhela rrëfeu mendimin e saj për këngën “Sekret” dhe theksoi se për të rëndësi ka pjesëmarrja dhe sa kohë mbetet kënga tek publiku. Sa i përket reagimeve, ajo tha se gjithmonë do ketë një koment për t’u bërë.

“Unë kam qenë pjesëtare e jurisë në Festivalin e RTSH-së atë vit, kështu që me një vendim unanim ne vendosëm që Ronelën ta dërgojmë në Eurovision. Mendoj që kënga e saj ka patur mjaft potencial për një festival të tillë, pasi unë që kam qenë vetë, e di se çfarë pëlqejnë fansat në Eurovision dhe sigurisht që i përmbushi të gjitha kriteret. Pastaj se si u diskutua dhe debatua këtu… Se kanë një problem shqiptarët… Sa kalon në finale, thonë: O sa mirë kaloi në finale. Pastaj thonë: Hë mo se nuk doli në 10-shen. Po doli në 10-she, thonë se nuk doli në 3-she.

Po doli në 3-she thonë, s’fitoi kjo ia mori tjetri. Këtu është një problem i tillë gjithmonë. Kot të flasësh për këtë pjesë. Rëndësi për mendimin tim gjithmonë ka pjesëmarrja. Unë jam një këngëtare që kam fituar shumë çmime dhe kam shumë kupa në shtëpi. Është kënaqësi e madhe kur e merr, por kjo zgjat 3 ditë. E rëndësishme është sa mbetet kënga tek publiku. Kënga e Ronelës u dëgjua shumë, vazhdon të bëjë namin në koncerte e kudo ajo shkon. Kjo është e rëndësishme,” -u shpreh Anxhela.

Kënga dhe performanca e Ronelës këtë vit në Eurovision u diskutua gjatë dhe pati komente të shumta si pozitive, si negative.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bullgaro-amerikani Hamid Rusev shpërblehet për kontribut për emigrantët bullgarë në SHBA

Story i radhës

Milevski: Duhet të gjejmë zëvendësues për Ademin

Të fundit nga