Anxhela Noti gati me një super këngë, shumë shpejt me klip

1 minut lexim

Të gjithë e mbajnë mend talentin e saj në X Factor Albania, apo këngët e bukura që ajo solli më pas në festivalin Kënga Magjike pasi ajo e solli frymën e re të zhanrit dubstep në Shqipëri.

E kemi fjalën për këngëtaren Anxhela Noti ku këtë herë ka gati një super projekt me titull “Malli” që vjen në bashkëpunim me Esko, ku për muzikën dhe tekstin është kujdesur vetë ajo e kënga prodhuar e gjitha nga vëllau i saj Sokrat Noti.

Image

Anxhela Noti

Sipas disa fotove dhe minivideove që kemi parë dhe në instagramin e artistes shumë unike projekti do të ketë edhe një super video.

Video do të lansohet brenda muajit prill e ku të gjithë që tani i ka mbytur kureshtja.

Ndryshe Anxhela është me origjinë nga Himara rritur nē Greqi e ku jeton tani në Londër. Ajo ka disa këngë dhe klipe edhe në Spinnup dhe Spotify por bëhuni gati për këtë super projekt që po vjen shumë shpejt.BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Live: Nxehtë në Madrid, Manchester City në presion

Story i radhës

Biden miraton ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

Të fundit nga