Anulohet vizita e ministrit malazez Radulloviq në Shkup

January 27, 2022
1 minut lexim

Me nismë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ishte dakorduar vizitë e shefit të diplomacisë malazeze, Gjorge Radulloviq në Shkup, e cila fillimisht duhej të realizohej nesër. Më vonë, nisma nga ana e tyre ishte tërhequr, ndërkaq realizimi i vizitës është lënë për një termin tjetër, i cili do të dakordohet plotësisht, konfirmuan për AIM nga MPJ.

Një pjesë e mediumeve të vendit sot lajmëruan se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq “e ka ndërprerë vizitën” e Radulloviqit në Maqedoni të Veriut, sepse, siç theksojnë, ministri qëndroi në anën e partnerit të koalicionit i cili tashmë nuk e mbështetë Qeverinë e tij.

Shefi i diplomacisë malazeze duhej të takohej me kreun shtetëror në Shkup, por të gjitha takimet janë anuluar dhe ai, siç theksojnë disa mediume, “është dashur të kthehej nga Shkupi në Podgoricë”. mediumet lajmërojnë edhe se Radulloviq u ka kërkuar falje nikoqirëve dhe e vlerësoi vendimin e kryeministrit si “personal, i pashembullt dhe joprofesional”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Polonia nis ndërtimin e murit në kufirin me Bjellorusinë

Story i radhës

Elon Musk parashikon rritje të madhe të Tesla në 2022

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë