Anulohet seanca për vulat e ASH-së/ ASH krahu i Selës: Kongresi i Taravarit aheng privat!

min lexim

 

“Aheng privat”! Në këtë mënyrë e ka vlerësuar krahu I Ziadin Selës, Kongresin e së dielës së ASH-së së Taravarit në Tetovë.

Mbështetësit e Selës kërkuan që gjykata të vendosë në favor të tyre, duke pohuar se Ziadin Sela është kryetari legjitim i partisë.

Krahu I Selës Kongresin e quan edhe si tentativë të radhës për manipulim në emër të ASH-së, kurse Arben Taravarin si ekzekutor të urdhëresës, sic thonë, të Hristijan Mickoskit

“Dje nuk kishte delegatë ahengu por kishte njerez, edhe nga partitë tjera një pjesë e madhe e të cilëve e kanë luftuar në frymë e në gërmë Aleancën për Shqiptarët, kurrë anëtarë të saj s’kanë qenë dhe as kanë për të qenë, ishin toge pushkatimi që bashkë me Arben Taravarin po bënin përpjekjen e fundit për të ekzekutuar Aleancën për Shqiptarët. Ata që u mblodhën dje, nga Taravari e deri te anëtarët e tjerë që improvizuan se u zgjodhën diçka, nuk janë legjitim dhe janë të shkarkuar nga Kongresi paraprak. Ata mund të thërasin kongres për formim të një subjekti të ri politik, ose të bëhen degë e Mickoskit” – tha Remzi Memedi.

Seanca e parashikuar për të përcaktuar pronësinë e vulave të Aleancës për Shqiptarët, ndërmjet krahut të Ziadin Selës dhe atij të Arben Taravarit, është shtyrë dhe do të zhvillohet më 13 dhjetor në orën 14:00.

“Pas elaborimit tonë sot gjykatësi e anuloi seancën me çrast nga arkiva e gjykatës do kërkohet që të merret lënda e partisë ku është statuti i vitit 2022, pas çka do bëhet krahasimi i delegatëve dhe do shohim se kush do ketë të drejtë” – tha Abedin Abduli.

Në prill të vitit 2024, Gjykata Themelore në Tetovë vendosi që vulat e partisë t’i përkasin krahut të Ziadin Selës, i cili ishte zgjedhur kryetar nga kryesia. Krahu i Taravarit kishte shprehur pakënaqësi për vendimin, duke e konsideruar atë të parregullt dhe të marrë pa seancë, ndërkohë që pesë gjykatës të ndryshëm ishin ndërruar deri në vendimin përfundimtar. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Arioni, si kapiten i javës, fillon ndarjen e detyrave të shtëpisë

Story i radhës

Mickoski: Në buxhet për vitin e ardhshëm janë parashikuar 50,5 miliardë denarë për investime kapitale

Të fundit nga

Parashikimi motit

1 Shkup, 21 nëntor – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu,