Anulohen qindra fluturime në SHBA për shkak të rrjetit 5G

January 22, 2022
1 minut lexim

Linjat ajrore anuluan më shumë se 320 fluturime deri të mërkurën në mbrëmje, që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të organizatës “FlightAware”.

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën edhe pas njoftimit të kompanive AT&T dhe Verizon për të ngadalësuar implementimin e rrjetit me shpejtësi të lartë të telefonave celularë, 5G që mund të ndërhyjë në teknologjinë e avionëve që mat lartësinë.

Transportuesit ndërkombëtarë që mbështeten shumë në avionin Boeing 777 me trup të gjerë dhe avionë të tjerë të kompanisë Boeing, anuluan fluturimet e hershme ose përdorën avionë të llojeve të tjera pas paralajmërimeve nga Administrata Federale e Aviacionit dhe prodhuesi i avionëve me bazë në Çikago.

Kompanitë ajrore që përdorin kryesisht avionët e kompanisë Airbus, duke përfshirë kompaninë franceze “Air France” dhe atë irlandeze “Aer Lingus”, janë prekur më pak nga implementimi i rrjetit të ri 5G.

Linjat ajrore anuluan më shumë se 320 fluturime deri të mërkurën në mbrëmje, që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të organizatës “FlightAware”.

Organizata “Airlines for America” tha se anulimet nuk ishin aq të rënda sa mendohej sepse kompanitë AT&T dhe Verizon ranë dakord të reduktonin përkohësisht implementimin e rrjetit 5G pranë dhjetëra aeroporteve amerikane, ndërkohë që industria e aviacionit dhe qeveria punojnë për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Google Play Games vinë në Windows

Story i radhës

Shitjet e çipeve rriten me 10% në 2022, shtohen rreziqet

Të fundit nga

ShkoLartë