Nuk përbën sekret fakti se zhvillimet në inteligjencën artificiale vinë me rreziqet e veta. Edhe pse shumica e organeve rregulluese po punojnë për të përgatitur një bazë ligjore, sot mbetet në dorë të kompanive që të jenë të kujdesshme.
Anthropic, Google, Microsoft dhe OpenAI bashkuan forcat për të krijuar një organ i cili përqendrohet tek siguria dhe zhvillimi i kujdesshëm i inteligjencës artificiale.
Forumi Frontier Model planifikon të krijojë një komitet këshillimi, një statut dhe një model financimi. Ka themeluar shtyllat e saj mbi të cilat synon të përqendrohet në hulumtimet për sigurinë e AI, përcaktimin e praktikave më të mira, punën nga afër me politikbërësit, akademikët, shoqërinë civile dhe kompanitë.
Anëtarët raportohet se do të punojnë në tre objektivat e parë vitin e ardhshëm. Kompanitë mund ti bashkohen këtij forumi të cilat kanë kualifikime e duhura siç është prodhimi i modeleve të avancuara AI dhe të kenë përkushtimin për ti bërë të sigurta.
Krijimi i këtij organi ndjek një marrëveshje të fundit mes disa kompanive lider AI dhe Shtëpisë së Bardhë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL