ansambli shteteror shqiptar shenoi diten e mesuesit ne bujanoc 62278a9438c76

Ansambli Shtetëror Shqiptar shënoi Ditën e Mësuesit në Bujanoc

March 8, 2022
min lexim

Mikëpritje e ovacione pafund ka patur mbrëmë për artistët e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare të cilët për herë të parë përformuan në Bujanoc duke shënuar kështu 135 vjetorin e shkollës së parë shqipe! Ky eveniment ishte i veçantë për arsyen se Ansambli Nacional pas shumë sukseseve shënon për herë të parë 7 marsin dhe përzgjedhja e programit ishte bërë në mënyrë të tillë që çdonjëri ta ndjente peshën e fjalës, këngës, traditës që kanë ruajtur arsimin shqip. Zakon burri e ka pas, Keq hyseni e Brahim Keta ishin këngë që krijuan emocione të veçanta derisa ishte shtruar sofra shqiptare që simbolizonte traditën e nderin tonë e në të cilin ishte ulur kryetari i Bujanocit, deputetë, drejtor shkollash e përfaqësues diplomatik. Vallja e paqes, Karadakut dhe “Malësorja” krijuan ovacione të jashtëzakonshme ndërkohë që me pokaq entuziazëm u pritën këngët lirike “Shkurta e vogël” , O bilbil flatrat plot vesë” apo “Dasma e malësorit”.

Nuk munguan këngët e nizamëve si “Vinë vaporat” që sjellë plagën e vjetër shqiptare por dhe këngët epike si Zëri i atdheut, Fjalët e qiririt, Kosova dhe Xhamadani. Interpretët, vallëtarët, instrumentistët ishin në elementin e tyre më të mirë për një spektakël që do mbahet mend gjatë kohë nga publiku i Bujanocit. Mikëpritje e bujari ndjehej nga secili i cili kishte pas mall për këngën e pastër shqipe. Drejtori Shkodran Tolaj në shenjë bashkëpunimi ndau dy mirënjohje një për kryetarin e Bujanocit z.Nagip Arifi dhe një post – mortum për z.Jonuz Musliu një veprimtar i jashtëzakonshëm dhe atdhetar i madh. Ai u shpreh se ansambli Nacional shqiptar sonte ka “fituar” dhe një qytet. Nga Manastiri në Kumanovë e tashmë nga Kumanova në Bujanoc dëshmon se atdheu nuk duhet vetëm në vargje e këngë por idealet duhet ti shëndërrojmë në realitet dhe vepra të jetësuara. Pra ky udhëtim është ndër më të veçantit për ansamblin shtetëror që dita ditës po zgjëron gjeografinë e prezantimit të suksesshëm tha drejtori Tolaj. Ky koncert u prezantua nga i njohuri Avni Qahili dhe do të transmetohet nga Televizioni i Maqedonisë, programi shqip dhe mediat lokale të vendit.

MARKETING

RENT A CAR

nga zhonga te gerasimov keta jane nente komandantet ushtarake te vladimir putinit qe jane vrare ne luften me ukrainen 6227875019d26
Story i mëparshëm

Nga Zhonga te Gerasimov/ Këta janë nëntë komandantët ushtarakë të Vladimir Putinit që janë vrarë në luftën me Ukrainën

grubi jep lajmin e mire qeveria lehteson masat anti covid ja vendimet 62278cc074a59
Story i radhës

Grubi jep lajmin e mirë, Qeveria lehtëson masat anti-Covid! Ja vendimet

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë