Ansambli “Ibe Palikuqi” do paraqitet në edicionin e 5 të festivalit “FOLKFEST” në Shkup

Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi”, me datë 22.07.2023 (e Shtunë) në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “FOLKFEST” në sheshin Maqedonia do të prezantohet me trupin e saj të parë dhe do të tentojë si çdoherë të rrëmbej zemrat e spektatorëve të cilët do të kenë mundësinë që të argëtohen nën tingujt e muzikës burimore folklorike.

Ansambli “Ibe Palikuqi” këtë të Hënë me fillim në ora 20:30 do të shpall të hapur edicionin e pestë të festivalit “FOLKFEST” ku bashkë me mysafirët nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Qiproja e Veriut, Polonia, Rumania, Hungaria, Gjeorgjia, Ukraina, Kili dhe Meksika do të performojnë në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit.

Gjatë natës së parë të “FOLKFEST” “Ibe Palikuqi” nga Shkupi ansambël ky që nga shumë artdashës cilësohet edhe si ambasador i vërtetë i kulturës dhe traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të prezantojë pikat e saja më të fuqishme e me këtë rast edhe kulturën dhe traditat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “FOLKFEST” do të zgjatë tre ditë. Me datë 23 dhe 24 Korrik (e Diel dhe e Hënë) me fillim në ora 20:30 “Folkfesti” vazhdon në sheshin “Skënderbeu” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në edicionin e pestë të “FOLKFEST-it” do të marrin pjesë një numër i madh e shoqërive Kulturore Artistike të cilat përmes valleve folklorike do të prezantojnë traditat dhe kulturën e shteteve nga të cilat ata vijnë.

Story i mëparshëm

Sulmuesi i Kosovës tregon fuqinë e tij në Moskë 

Story i radhës

Zjarret në Rodos detyrojnë qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre

Të fundit nga