Anna Vorosheva, një biznesmene nga Mariupoli, i ka thënë BBC-së për planet e saj për t’u kthyer në qytetin jugor të shkatërruar për të sjellë furnizime dhe për të ndihmuar të tjerët të largohen, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Ajo u largua nga Mariupol më 18 mars dhe aktualisht ndodhet në Zaporizhzhia, rreth 200 km larg.
Ajo i tha BBC-së: “Ndërgjegjja ime nuk do të më lërë të shkoj më tej. Asnjë makinë apo shërbim i vetëm nuk hyn, përveç nëse drejtohet nga individë, nga vullnetarë… për të marrë furnizime, për të ndihmuar njerëzit të dalin jashtë. Unë e kuptoj plotësisht rrezikun. Por autobusët nuk po shkojnë te njerëzit. Ata duhet të bëjnë 35 kilometra në këmbë. Unë jam një grua 45-vjeçare dhe e fortë. Por ka gra, fëmijë dhe të moshuar dhe ata nuk ia del dot”.
Vorosheva përshkroi kushtet atje.
“Nëse doni të dini si është në Mariupol, duhet të hyni në bodrumin tuaj, të fikni dritën, të mos merrni ushqim apo ujë, kështu që është shumë ftohtë. Mos u lani, shkoni në tualet në rrugë, të mos ketë pelena për foshnjat apo të moshuarit”, tha ajo.
“Njerëzit që janë të sëmurë po kalben për vdekje në shtretërit e tyre. Nuk ka ujë për të gatuar makaronat tuaja. Nuk ka komunikim. Që nga 1 marsi nuk ka pasur telefona, radio, TV, internet”, tha Vorosheva.