Ankohet presidenti i PSG: Ajo çka bëri Barça në merkato s’është e drejtë, UEFA ka për të bërë diçka

1 minut lexim

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka folur në lidhje me merkaton që ka bërë Barcelonën dhe “rrugën” përmes së cilës katalunasit i kanë arritur nënshkrimet e verës.

Sipas miliarderit nga Katari, levat ekonomike të aktivizuara nga skuadra spanjolle nuk ishin diçka e drejtë dhe, për rrjedhojë, UEFA do duhej të reagonte për këtë çështje.

Sipas Khelaifit të njëjtën gjë mund ta bënin edhe ekipet e tjera, por s’e bënë.

“Levat ekonomike të Barçës nuk janë të drejta. UEFA duhet të bëjë diçka për këtë. Nëse UEFA e lejon këtë, do ta bëjnë edhe ekipet e tjera. UEFA ka rregullat e saj, ata do të analizojnë situatën”, përfundoi i pari i PSG.

Siç dihet, Barça u detyrua të shesë asete të rëndësishme të klubit për t’i siguruar fondet në merkato.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e enjte 29 shtator 2022

Story i radhës

Rreziqet e një dashurie të pashpërblyer

Të fundit nga