Ciceronët e vendit ankohen se grupe turistësh që e vizitojnë Ohrin nuk angazhojnë guida turistike vendase, edhe pse ligji e parasheh një gjë të tillë. Shumë grupe turistike marrin guida nga vende të tjera të botës. Përveç që cilësojnë si ekonomi gri, ajo që i shqetëson ciceronët e Maqedonisë është se ata të jashtmit e tregojnë gabimisht historinë e vendit.
“Nuk është pyetja dikush të fitoj para, parat duhet ti punojnë edhe guidat vendase por e dyta është se rrëfimi i historisë është problemi më i madh, tanimë kanë filluar që guidat polake kanë filluar që të rrëfejnë histori të tyre, nuk kemi shumë nga Bullgaria janë të rrallë nuk mund të them asgjë në atë pjesë, megjithatë është jo miqësore kur dëgjoj guidë të tjerë nga shtete të tjera nga Rumania dhe shtet tjera që tregojnë historitë e tyre.”- deklaroi Riste Golaboski, Gudi Turistik.
Kërkojnë që inspektorati turistik të dalë në teren dhe të shohin se si është gjendja, sepse siç thonë, më e rëndësishme është historia se sa paratë.
“Ligji në Republikën e Maqedonisë për qëndrim të turistëve, ata kanë obligim që të vijnë përmes agjencie turistike tonën, ndërsa ajo agjenci është e obliguar që të caktojë guidë maqedonase të licencuar, kjo është ligjërisht, por ekonomia e zezë e bënë të veten kemi mjaftueshëm kolegët tanë të huaj të cilët i ikin atij obligimi dhe vetë historia dhe vetë paraqitja e Maqedonisë dhe qytetit e prezantojnë nga pikëpamja e tyre”- thot Riste Golaboski, Gudi Turistik.
Guidët vendas thonë se më këtë po vijnë problem të reja sepse gjithkush e tregon historinë në mënyrën e vet.
Burimi: TV21