Anijet me grurë do të dalin këtë javë nga Ukraina, Kievi gjuan një “lumë” raketash mbi rusët për të çliruar Khersonin

min lexim

Anija e parë e ngarkuar me grurë pritet të largohet nga një prej porteve ukrainase në Detin e Zi që në fillim të kësaj jave. Kjo u zbulua nga një zyrtar turk për Reuters duke kërkuar, megjithatë të ruhet anonimiteti.

“Nuk do të duhen më shumë se disa ditë. Eksporti i parë do të bëhet këtë javë”, tha ai.

Ndërkohë në Stamboll, qendra për koordinimin e korridoreve në Detin e Zi për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës është gati.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në godinën e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, ku do të flasë edhe ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar, i cili javën e kaluar nënshkroi marrëveshje me kolegun e tij rus Serghei Shoigu dhe ministrin ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov për të lejuar eksportin e drithërave nga tre porte të Ukrainës.

E teksa korridoret e grurit duket se janë zhbllokuar nga ana e Kievit ka nisur ofensiva ushtarake për të rikthyer Khersonin e pushtuar në gjirin e Ukrainës, me rusët që po largohen nga qyteti.

Një urë u godit nga një breshëri raketash nga forcat e Kievit, të cilët duket se duan të shtojnë operacionet për të izoluar qytetin.

Videot dhe dëshmitë treguan deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy në lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore të furnizimit rus në Kherson, me mbrojtjen ajrore anti-raketë të Kremlinit që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov aktualisht po viziton Egjiptin, Etiopinë, Ugandën dhe Republikën e Kongos.

Ka shumë të ngjarë që Rusia do të përpiqet t’i përdorë këto vizita për të fajësuar Perëndimin për krizën ndërkombëtare të ushqimit dhe për të fituar mbështetjen e shteteve afrikane që përndryshe do të kishin mbetur neutrale në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto fraza tipike tregojnë se të tjerët duan t’ju provokojnë…

Story i radhës

Sa kohë duhet për gërmimin e një Bitcoin?

Të fundit nga