Një anije gjigande me mijëra ton pajisje mjekësore, ushqimore dhe teknike u nis sot nga porti jugor i Marsejë si dërgesa më e madhe e ndihmës humanitare për Ukrainën që prej nisjes luftës me Rusinë.
“Pajisjet e vendosura në bord janë identifikuar si më të nevojshme nga autoritetet vendase ukrainase dhe ato franceze,” thotë Damien Denizot përfaqësues i kompanisë dërguese.
“Në ngarkesë ka automjete, ambulanca dhe pajisje të lëvizshme radiologjie”.
“Në këto konteinerët këtu ka pajisje mjekësore, ushqime dhe artikuj të nevojave parësore, që për fat të keq mungojnë në Ukrainë aktualisht”, shton Denizot.
Përfaqësuesi shton se në anijen disa qindra metra të gjatë ka më shumë se një mijë ton mallra të cilat do të transportohen drejt Ukrainës.
Ndërkohë vendi lufton në rajonet lindore e jugore për të rimarrë territoret e aneksuara nga Moska të cilat së shpejti pritet të bashkohen me Federatën Ruse.