Angli: Inflacioni arrin nivelin më të lartë të 40 viteve

October 19, 2022
1 minut lexim

Inflacioni në Britaninë e Madhe muajin e kaluar u rikthye në nivelin më të lartë të 40 viteve, pasi çmimet e ushqimeve u rritën.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksuan se ”inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10,1% në shtator, nga 9,9% në gusht”.

Kjo shifër ishte mbi pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një shifër prej 10%.

Shifra korrespondon me inflacionin më të lartë 40-vjeçar të goditur në korrik dhe mbetet shumë mbi objektivin e qeverisë prej 2%.

Rritja u nxit nga çmimet e ushqimeve, të cilat u rritën me 14,5 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, që përfaqëson rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1980, sipas modelimit të të dhënave.

Ndërkohë, kostot e banesave dhe shërbimeve publike janë rritur me 20,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Drejtori i Statistikave Ekonomike të ONS, Darren Morgan theksoi pas rënies së vogël të muajit të kaluar, inflacioni total është kthyer në nivelin më të lartë të parë në fillim të verës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikshme të popullatës

Story i radhës

Në ditën e tij të lindjes; Arbana zbulon portretin e të birit: Dielli i jetës sime..

Të fundit nga

ShkoLartë