Përballja mes Real Madrid dhe Chelsea në “Santiago Bernabeu” ishte ndeshje e veçantë edhe për një nga lojtarët e skuadrës angleze.
Bëhet fjalë për Mason Mount i cili arriti të shënonte gol në shtëpinë e “Los Blancos”, teksa një gjë e tillë nuk ndodhte për vitit 2013.
Mount bëhet lojtari i tretë anglez në histori që “dhunon” tempullin e skuadrës “merengues”.
Para tij, siç vë në dukje Opta, kanë arritur të shënojnë vetëm Alan Smith në vitin 2001 dhe Danny Welbeck në vitin 2013.