Aktorja me famë ndërkombëtare, Angelina Jolie, ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.
Në postimin e saj, Jolie u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, ku ka folur për rëndësinë e këtij libri.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.
Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”.
Të njëjtit shkrim e ka publikuar edhe në gjuhën angleze, polake dhe në moldavisht.