Pretendimet se Twitter do të shuhet pas debutimit të rivalit Threads janë padyshim parashikime të nxituara. Ajo që filloi si një prej debutimeve më të bujshme, ka humbur atë ritmin e vrullshëm me të cilin pushtoi botën, por a duhet të shqetësohet Meta?
Rrjeti social i Meta debutoi vetëm dy javë më parë dhe pati një reagim që mund të ketë vendosur buzëqeshje në fytyrën e shumë ekzekutivëve të kompanisë. Shërbimi tërhoqi 100 milionë përdorues në 5 ditët e para.
Megjithatë sipas Wall Street Journal që citon Sensor Tower, numri i përdoruesve aktivë në ditë të Thread ka rënë me afro 70 përqind pasi prekur nivelin më të lartë më 7 Korrik.
Një tjetër firmë analitike më herët kishte raportuar se koha e shpenzuar në aplikacionet e Threads kishte rënë nga 19 minuta në ditë në vetëm 5 minuta.
Ndërkaq numri i përdoruesve aktivë në ditë të Twitter vijon që qëndrojë në 200 milionë dhe përdoruesi mesatar shpenzon afro 30 minuta në platformë çdo ditë.
Edhe Mark Zuckerberg kishte shprehur habi për ritmin e adoptimit të Threads duke thënë se ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e tyre.
Ai tha se fokusi i tij tashmë do të jetë përmirësimi i platformës dhe ruajtja e bazës së përdoruesve. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL