Anëtarët e SASHK-ut kërkojnë që Nedellkov të sqarohet pse greva është vendosur në pezullim

April 28, 2022
1 minut lexim

Anëtarët e pakënaqur të Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë sot pasdite para selisë së sindikatës kërkojnë që kryetari i SASHKU-ut, Jakim Nedellkov t’ju drejtohet dhe t’i shpjegojë arsyet e ndërprerjes së grevës.

“Sot replikon pa dijeninë e anëtarësisë dhe merret vendim për të cilin anëtarësia nuk është e informuar. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë. Ne jemi baza, ne jemi anëtarësia dhe Nedellkovi është i obliguar të vijë dhe të shpjegojë pse e ka ndryshuar vendimin”, thonë anëtarë e tubuar të SASHK-ut, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Nedellkovit.

Theksojnë se kanë ardhur në mënyrë spontane dhe se ndjehen të mashtruar nga kryetari i sindikatës. Ata thonë se për ta nuk kanë rëndësi përqindjet e rritjes së pagave, por marrëveshjet kolektive.

“Një pjesë e madhe e anëtarëve do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne nuk na interesojnë ato 18 për qind. Gjëja e parë për të cilën hymë në grevë është marrëveshja kolektive”, thonë ata.

Të pyetur nëse do të ketë mësim nesër, ata thonë se ata fëmijë që do të vijnë në shkollë nuk do të kthehen.

“Të gjithë ata që do të vijnë nesër në shkollë, do të pranohen. Ne do të jemi në shkollë, nëse vijnë fëmijët do t’i presim. Nëse ka nevojë edhe do të mbajmë mësim”, thanë disa nga mësimdhënësit të cilët janë mbledhur para selisë së SASHK-ut pasditen e sotme.

Sindikata e SASHK-ut sot e ka vendosur grevën në pezullim pasi ka marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme përmes zgjidhjes paqësore të kontestit t’i tejkalojë divergjencat me SASHK-un.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Shaqiri: Kemi respektuar mësimdhënësit, procesin arsimor dhe SASHK-un, si partnerë socialë duhet të gjejmë zgjidhje

Story i radhës

Ministri Shaqiri: Qëllimi i kësaj Qeverie është rritja e pagave në arsim

Të fundit nga

ShkoLartë