Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime kërkojnë që Xhaferi të thërret të martën mbledhje

February 21, 2022
1 minut lexim

Shtatë anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend kërkojnë nga kreu i ligjvënësit të thërret të martën mbledhjen e trupit punues në të cilën do të zgjedhin gjykatësit kushtetues.

Deputet i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski thotë se ky veprim i tyre bëhet për të dëshmuar se nuk është opozita ajo e cila bllokon punën e këtij komisioni.

“Për shkak se shumica parlamentare e akuzon opozitën për bllokimin e punës së Kuvendit, ndërsa nga ana tjetër nuk zgjedh kryetar të ri të Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe as nënkryetari nuk thërret mbledhje, ne në bazë të Rregullores së Kuvendit marrim iniciativë për zhbllokimin e punës së Kuvendit. Ky është një shans i shumicës për të vërtetuar nëse ka qëllim të sinqertë për zhbllokimin e punës së këtij komisioni, apo vetëm ka për qëllim ta hedh fajin tek opozita”, tha Nikolla Micevski, Deputet i OBRM-PDUKM-së.

Rregullorja për punën e Kuvendit mundëson që në rast se kreu i Komisionit nuk thërret mbledhjen, atë ta bën kryetari i Kuvendit.

“Mbledhjen e trupit punues e thërret kryetari i trupit punues. Kryetari thërret mbledhje edhe nëse ketë e kërkon kryetari i Kuvendit ose së paku një e treta e anëtarëve të trupit, të cilët duhet të paraqesin material për çështjen të cilën e propozojnë që të vihet në rend dite në mbledhjes”, thotë Rregullorja për punën e Kuvendit, Neni 120, paragrafi 2.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk funksionon prej muajsh, kjo për arsye se kreu i këtij komisioni në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur kryetar Komune. Në rend dite kanë mbetur të bllokuar zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, këshilli i çmimit vjetor “8 shtatori”, këshilli i RTVM-së, këshilli i Agjencisë së Mediave dhe disa delegacione të parapara të cilët i takojnë opozitës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD padit Kuvendin në Kushtetuese, Bardhi: Anëtarët e rinj të KLP të paracaktuar

Story i radhës

Conte regjistron rekord personal kundër Guardiolas

Të fundit nga

ShkoLartë