Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
​Andreas Pali: Incidentet kibernetike, rreziku kryesor i bizneseve globale për 2024 – Gazeta.mk

​Andreas Pali: Incidentet kibernetike, rreziku kryesor i bizneseve globale për 2024

min lexim

Sulmet kibernetike gjatë 2024 kanë ndikuar ndjeshëm bizneset dhe organizatat në sektorë të ndryshëm duke demonstruar nevojën kritike për masa të forta ndaj tyre. Një incident i sigurisë kibernetike në Kosovë do t’i kushtonte qeverisë së vendit tonë deri 4.5 milionë dollarë.

Kështu është thënë në edicionin e dytë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike e cila u organizua nga kompania e telekomunikimit “IPKO”. Derisa çështjet kyçe të cilat u prezantuan gjatë kësaj konference janë avancimet në fushën e Sigurisë Kibernetike, transformimet e reja në mbrojtjen nga to dhe strategjitë e avancuara dhe kërcënimet kibernetike që mund të priten nga zhvillimi teknologjik.

Drejtori ekzekutiv i IPKO,-s Andreas Pali theksoi se angazhimi i kësaj kompanie për sigurinë kibernetike është i palëkundur. Ai tha se kërcënimet ndaj sigurisë po bëhen më të sofistikuara dhe të përhapura, derisa potencoi se të gjitha bizneset duhet marrë hapa produktivë për mbrojtje.

Pali: Angazhimi ynë për sigurinë kibernetike ka qenë i palëkundur

“Sulmet kibernetike gjatë vitit 2024 kanë ndikuar ndjeshëm bizneset dhe organizatat në sektorë të ndryshëm duke demonstruar nevojën kritike për masa të forta të sigurisë kibernetike… Bizneset e vogla janë dëmtuar veçanërisht shpesh për shkak të burimeve të kufizuara të sigurisë kibernetike. Incidentet kibernetike, duke përfshirë shkeljet e të dhënave dhe ndërprerjet e TI-së, u raportuan si rreziku kryesor i biznesit global të vitit 2024, duke theksuar kërcënimin e përhapur të sulmeve kibernetike, në të gjitha nivelet e operacioneve të biznesit…Angazhimi ynë për sigurinë kibernetike ka qenë i palëkundur. Për të dytin vit radhazi, ne po financojmë dhe organizojmë këto programe për të siguruar që njerëzit në mbarë Kosovën të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kibernetike në mbrojtjen e jetës së tyre personale dhe profesionale”, tha Pali.

Mision të qartë të IPKO-s, Pali përmendi fuqizimin e komunitetit, mbrojtjen e klientëve dhe nxitjen e inovacionit teknologjik në mbarë Kosovën.

Pali: Përhapja e teknologjisë 5G paraqet sfida të reja të sigurisë kibernetike

“Në peizazhin e sotëm digjital, urgjenca e sigurisë kibernetike nuk mund të mbivlerësohet. Ndërsa më shumë nga jetët dhe bizneset tona lëvizin në internet, kërcënimet ndaj sigurisë bëhen më të sofistikuara dhe të përhapura. Fijet kibernetike nuk janë rrezik hipotetik, ato janë rreziqe reale që ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e kompanive dhe individëve në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse është kritike për çdo biznes, pavarësisht nga madhësia e tij, të ndërmarrë hapa produktiv për të mbrojtur veten. Përderisa siguria kibernetike është në krye të strategjisë sonë, angazhimet e IPKO-së për avancimin teknologjik shkojnë edhe më tej. Këtë vit ne kemi arritur momente të rëndësishme në zgjerimin e rrjetit tonë 5G në Kosovë. Përhapja e teknologjisë 5G paraqet sfida të reja të sigurisë kibernetike për shkak të arkitekturës së saj dhe numrit të madh të pajisjeve të lidhura që ajo mbështet. Struktura dhe aftësitë e rrjetit 5G në thelb e bëjnë sfidues ndarjen e komponentëve kritikë nga jo-kritikë, ndërsa rrjete të tëra potencialisht të prekshme ndaj shkatërrimit ose spiunazhit”, theksoi Pali.

Drejtoresha për Programin e Digjitalizimit dhe Qëndrueshmërisë së Infrastrukturës kritike në Kosovë (CIDR), Albulena Xhelili-Berisha tha se incidentet e sigurisë kibernetike janë në rritje.

Ajo theksoi se dëmet nga sulmet kibernetike janë më të mëdha sesa ato të shkaktuara nga të gjitha katastrofat natyrore të ndodhura në vitin 2023.

Xhelili-Berisha: Një incident i sigurisë kibernetike do t’i kushtonte Kosovës deri 4.5 milionë dollarë

“Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket sigurisë kibernetike sa i përket viteve e të fundit…Nevoja për programe si CIDR dhe të tjera, në themel qëndron se incidentet e sigurisë kibernetike janë në rritje për nga intensiteti, për nga shkalla dhe për nga pasoja. Nëse e marrim për të krahasuar të gjitha dëmet që i kanë shkarkuar katastrofat natyrore në vitin 2023, të gjitha bërë bashkë, në humbje totale kanë qenë 202 miliardë dollarë amerikanë që prapë është e pakrahasueshme me dëmet që i bëjnë krimet kibernetike. Incidentet kibernetike mund të shkaktojnë edhe humbje 3 për qind të GDP-së, që është kosto e drejtpërdrejt e qeverisë diku rreth 30 për qind në total të humbjeve për ekonominë. Për t’u sjellë te domeni i Kosovës, kjo nënkupton që një incident i sigurisë kibernetike në Kosovë do t’i kushtonte Qeverisë së Kosovës deri 4.5 milionë dollarë dhe ekonomia e Kosovës dhe efektet që gjithsecili do t’i shihte, do të ishin më tepër se 30 milionë dollarë”, tha Xhelili-Berisha.

Arkitekti i rrjeteve kryesore të telekomunikacionit në kompaninë Ericsson, Hrvoje Marinoviq tregoi për mënyrën e funksionimit të rrjetit 5G dhe mbrojtjen nga rreziqet e mundshme.

Marinovic: 5G po kalon në hapësirën e TIK-ut

“Një arsye tjetër pse 5G po kalon në hapësirën e TIK-ut është se paraqitja e arkitekturës në bazë të shërbimeve dhe faqja e shërbimeve është në thelb të 5G. Një nga ngjarjet më të mëdha që është e pranishme në 5G është se paraqitja e API-s. Në këtë program rrjeti ka një qasje të pashembullt në botën e gjerë. Zhvilluesit mund të vijnë nga jashtë, mund të zhvillojnë raste specifike, aplikacione specifike që ndër-veprojnë me rrjetin operatorëve të telekomunikacionit…Duhet të siguroheni që rrjeti i trashëgimisë të jetë i sigurt, në mënyrë që përmirësimet në 5G të jenë në gjendje të marrin përsipër dhe të sigurohen që rrjeti të jetë i sigurt. Gjithashtu, kemi edhe rreziqet e zakonshme që vijnë nga sistemi i trashëgimisë siç janë stacionet bazë, madje edhe ato procedurale siç janë ato nga rimëkëmbja nga katastrofat duhet të ushtrohen rregullisht”, tregoi Marinoviq.

Në konferencën për sigurinë kibernetike, organizuar për herë të dytë nga kompania IPKO, morën pjesë me fjalimet e tyre edhe figura të tjera të rëndësishme në këtë fushë, duke ndarë përvojat për rrezikun nga ky fenomen në rritje, si dhe masat që duhet ndërmarrë për mbrojtjen nga to.

IPKO është ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit në Kosovë. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tahiri vizitë në Hagë

Story i radhës

E përjashtojnë nga Miss Universe, 19-vjeçarja kritika për organizatorët: Shpenzimet i mbulonte i dashuri im

Të fundit nga