Andonov: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil

Në seancë të mbyllur, në periudhën që vjen Qeveria do të përcaktoj çmimin e ri i energjisë elektrike të prodhuar nga termoelektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi të shtetit, i cili është vetëm një kompontent i përfshirë në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike që qytetarët do ta paguajnë vitin e ardhshëm.

Marketing

Këshilltari i Energjetikës në Qeveri, Viktor Andonov, tha se deri në këto momente EMV ende nuk i ka dorëzuar proekcionet për çmimni e ri për vitin e ardhshëm.

“Në periudhën që vjen do të merren vendime të rëndësishme për çmimin e energjisë elektrike. Çmimin përfundimtar e vendos Komisioni Rregullator i energjetikës, ndërsa Qeveria vendos për çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga Elektranat e Maqedonisë” që është vetëm një komponent në çmimin përfundimtar. Qeveria do t’i shqyrtojë të gjitha të dhënat, analizat dhe projeksionet në një seancë të mbyllur pasi t’i dorëzojë EMV-së” – tha Viktor Andonov, Këshilltar për energjetik në Qeveri.

Andonov tha se sistemi i energjisë elektrike në vend është stabil dhe funksional dhe se prodhimi vendor i plotëson nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël që janë në tregun e rregulluar.

Gjatë mbrëmjes e së premtës janë prodhuar 13,089 megvatorë energji elektrike, nga të cilat 11,011 megavatorë janë prodhuar nga termocentralet dhe 2,078 nga burimet e rinovueshme.

Njëkohësisht janë blerë edhe 2.210 megavat orë energji elektrike për nevojat e spitaleve, shkollave, kopshteve, shërbimeve publike dhe objekteve të industrisë ushqimore, ndërsa për momentin janë në funksion dy bloqet e REK Manastiri, REK Oslomej, njëri bllok i termoelektranës e Negotinë dhe disa hidrocentrale tjera të mëdha.

Story i mëparshëm

Rroftë dashuria! Sipas astrologëve këto 3 shenja do të gjejnë njeriun e zemrës gjatë dhjetorit

Story i radhës

Juranovic në radarin e shumë skuadrave

Të fundit nga