Andin Hoti: Me ndihmën e miqve tanë, arritem ta imponojmë adresimin për të zhdukurit

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka komentuar pikën 4 të ankesit të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, që flet për të pagjeturit.

Hoti shpreson që me pajtimin për këtë pikë, do të hapet rruga për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Prandaj, me ndihmen e miqve tanë, sot arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë jo vetëm zgjidhje por edhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Të respektuar qytetarë,

Pika e 4 e aneksit të marrëveshjes:

Palët pajtohen për ta miraturar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociaur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BEsë, si çështje urgjente.

Shpresoj që më në fund po levizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë. Per gati 24 vjet fati i tyre është mbajtur peng nga marrëdheniet tona normale. Njerezit tanë nuk e kanë merituar një trajtim kaq brutal edhe pas perfundimit të luftes.

Prandaj, me ndihmen e miqve tanë, sot arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë jo vetëm zgjidhje por edhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare.

Deklarata, e cila pritet të miratohet, ka për qëllim përveç tjerash, marrjen e informatave për të gjithë personat e zhdukur nga Serbia, si dhe trajtimin e dinjitetshëm të tyre si persona të zhdukur me forcë.

Mos miratimi dhe pastaj zbatimi i kësaj deklarate nga ana e Serbisë, nënkupton shkelje të marrëveshjës dhe aneksit të saj të garantuar nga Bashkimi Evropian.

Pika 6

-Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar në BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkër Monitorues.

Komiteti i përbashkët i kryesuar nga BE e ka për obligim tashmë, të siguroj zbatimin e deklaratës për persona të zhdukur, pas miratimit të saj.

Ne, dje kemi arritur që çështjen e personave të zhdukur ta trajtojmë si çështje të veçantë, me paragraf të veçantë, si dhe si qështje urgjente.

Zotimi me deklaraten për persona të zhdukur si deklaratë e veçantë në kuadër të marrëveshjes, tregon se çeshtja e të zhdukurve nuk është thjesht një ndër temat, por është kryetema që i paraprin të gjitha çështjeve të tjera drejt normalizimit dhe njohjës në të ardhmen.

Story i mëparshëm

“O vampire po mbaje një gjë për vete”/ Kristi i kthehet keq Deas

Story i radhës

Danimarka hap për publikun bunkerin sekret në rast lufte bërthamore

Të fundit nga