Në një intervistë për Mario Corteganan, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij te Real Madrid dhe faktit që ka marrëveshje për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit në vitin 2024.
Por, Ancelotti tani ka befasuar me fjalët e tij, duke thënë se nuk do të flasë kurrë për Brazilin dhe se do të qëndrojë te Reali.
“Unë nuk do të flas kurrë për Brazilin, unë jam një trajner i Real Madrid dhe unë do të qëndroj”, tha Ancelotti.
“Unë nuk do të flas më për këtë çështje.
Unë kam një kontratë dhe unë po e respektojë atë, do të shohim se çdo të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi më tej tekniku italian.