Ancelotti flet pas humbjes nga Bilbao: Detajet e vogla na penalizuan

December 5, 2024
1 minut lexim

Carlo Ancelotti doli para mediave në sallën e shtypit të stadiumit San Mames dhe analizoi humbjen e Real Madridit nga Athletic Bilbao të mërkurën mbrëma.

Real Madridi u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim te Bilbao, por trajneri Ancelotti beson se ndeshja ishte e barabartë dhe barazimi do të ishte rezultati real.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, e barabartë, konkurruese dhe e luftuar. Në momentin që barazuam mund të kishim menduar të kontrollonim lojën, por detajet e vogla na penalizuan”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“E humbëm penalltinë, por nuk duhet ta vlerësoj ndeshjen për shkak të saj, sepse mund të shënohet ose jo. Mbappe është i trishtuar dhe i zhgënjyer, por ne duhet të vazhdojmë”.

“Ndeshja ishte e barabartë. Athletic Bilbao është një ekip shumë i rrezikshëm në shtëpi. Ne konkurruam dhe luftuam dhe loja ishte barazim për shkak të asaj që bënë të dyja skuadrat”.

“Ne luajtëm një lojë të mirë në mbrojtje në pjesën e parë, por mund të kishim bërë më mirë me topin dhe nuk patëm shumë mundësi. Në pjesën e dytë ishte më mirë dhe patëm më shumë raste. Ne vazhduam luftën dhe mund të kishim marrë një rezultat më të mirë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për ndeshjen e së shtunës”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin thyen barrierën e 100 mijë dollarëve

Story i radhës

Momenti i përplasjes së asteroidit në atmosferën e Tokës

Të fundit nga

ShkoLartë