Analiza e “Sky Sport” për ringjalljen e Xhakës: Nga ai po përfiton Arteta dhe Arsenali

min lexim

Rikthimi në formë i Granit Xhakës po i sjellë benefite konkrete skuadrës së Arsenalit që pas shtatë xhirove është lider i tabelës me 18 pikë nga gjashtë fitore dhe një humbje.

Pas “Goal.com”, një analizë të gjerë për Xhakën e ka bërë edhe mediumi i madh anglez “Sky Sport” që vë në pah ringjalljen e madhe të xhakës dhe formës së tij.

Në fakt, ka qenë një rrugë e gjatë deri në këtë pikë. Kohët e fundit kur Arsenali u përball për herë të fundit me Brentfordin, Xhaka mund të shihet duke refuzuar shiritin e kapitenit pas zëvendësimit të vonë të Alexandre Lacazette. “Unë nuk isha gati për këtë,” shpjegoi ai më vonë, shkruan “Sky”.

Xhaka është parë si një mesfushor defanziv gjatë gjithë kohës së tij në Premier Ligë, por ky rol tani i është lënë Thomas Partey.

Xhaka nga ana e tij është liruar për të luajtur më përpara, duke vepruar si numri 8 i krahut të majtë të Arsenalit.

“Ndonjëherë, duhet t’i largosh lojtarët nga zona e tyre e rehatisë dhe të hapësh një derë tjetër për të eksploruar se si do të reagojë skuadra ndaj saj dhe çfarë do të bëjë kundërshtari,” shpjegoi Arteta kur bëri ndryshimin.

Xhaka fillimisht dukej jo i lumtur në pozicionin e ri, por tani shihet se ndihet shumë më i lumtur në pozicionin e ri.

Reprezentuesi zviceran ka qenë thelbësor në nxjerrjen e më të mirës nga sulmuesi Gabriel Jesus, goditja me kokë e të cilit nga krosimi i zviceranit kundër Brentfordit e çoi atë në katër gola në shtatë ndeshjet e tij të para.

“Jam shumë i lumtur që luaj me të”, tha Jesus kur u intervistua nga Sky Sports përkrah Xhakës pas asaj ndeshje. “Ai është një lojtar inteligjent dhe cilësor dhe gjatë gjithë kohës po përpiqet të më gjejë mua”, shtoi ai.

Në fakt, Xhaka ka shkëmbyer më shumë pasime me Jesusin se kushdo tjetër me një mesatare prej 9.4 për 90 minuta. Ka një kontrast të fortë me mesataren e tij prej 6.5 për 90 minuta me Lacazetten sezonin e kaluar.

Andaj, rikthimi në formën e tij më të mirë është një shtysë e madhe që Arsenali dhe tifozët e kësaj skuadre të presin më të mirën nga skuadra e tyre, pse jo edhe të luftës për titullin kampion në Angli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë gabimet që bëjmë gjatë larjes së rrobave

Story i radhës

Qeveria hoqi fashën 800 kw/ Meta: Vendimi i ERE-s i pabazuar, tërheqja për shkak të zgjedhjeve lokale

Të fundit nga