Analistët: Ali Ahmeti, kultivues i vlerave europiane dhe tolerancës ndëretnike!

Pas dy dekadash, kreu i BDI-së foli publikisht në gjuhën maqedonase. Ishte ky vetëm se një urim feste apo një strategji më e thellë?

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në dy dekadat e fundit asnjëherë nuk ka folur publikisht në gjuhën maqedonase, kështu që për një kohë të gjatë opinioni i gjerë kishte përshtypjen se arsyeja për këtë ishte se ai ndoshta nuk e flet mirë gjuhën maqedonase. Ndërkohë dhe në përjashtime të rralla, më së shumti që mund të dëgjohej nga lideri i BDI-së në gjuhën maqedonase ishin gjysmëfjalitë ose pak fjalë në gjuhën maqedonase, e ndër këto të fundit më e famshmja ishte shprehja “si më parë”. Këtë Ali Ahmeti e tha me shaka, duke i sugjeruar kryeministrit të përgjigjet se si do të funksionojë qeveria e re, pasi Dimitar Kovaçevski të jetë në krye të saj.

Ahmeti ka folur publikisht në gjuhën maqedonase vetëm të mërkurën, me rastin e 24 majit, Ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit”. Në video urimin drejtuar komunitetit maqedonas, ai theksoi gjuhën maqedonase si shprehje e veçantisë së popullit maqedonas.

Pse tani? Pse pas dy dekadash?

Analisti politik Driton Zenku thotë se ky gjest nga media u cilësua si paraqitja e parë publike e Ali Ahmetit që iu drejtua opinionit maqedonas në gjuhën e tyre. Por, sipas tij, ky hap i Ali Ahmetit mund të interpretohet në disa drejtime.

“E para, një garacni tek maqdonasit që BDI dhe ai si lider i saj nuk janë kundër gjuhës dhe identitetit maqedonas. Së dyti, Ali Ahmeti sikur deshi t’i përgjigjet opozitës maqedone se po asimilohet shteti dhe populli maqedonas nga ndryshimet e mundshme kushtetuese, duke e pohuar të kundërtën. Së treti, ndaj bindjen që Ali Ahmeti me këtë gjest u reshtua tek liderët burrështetas që drejtojnë mesazhe urimi për festa të ndryshme, madje me një përparsi, kur dihet që liderët maqedonas Bajramin dhe festat e tjera të nacionaliteteve të tjera ua urojnë në gjuhën maqedone dhe jo në gjuhën e tyre. Ka më tepër interpretine për paraqitjen e fundit të Ahmetit, por mbi të gjitha është në frymën e kultivimit të vlerave europiane dhe tolerancës ndëretnike”, deklaroi Zenku për Indeks.mk

Analisti politik Sefer Selimi në një deklaratë për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase ka thënë se gjestin e Ali Ahmetit duhet ta ndjekin edhe liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski.

“Vlerësoj se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje mesazhit kyç të fjalimit: ‘që bashkërisht të marrim përsipër detyrimin për të ruajtur, ushqyer dhe avancuar artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase’. Përveç kësaj, kjo duhet të relaksojë marrëdhëniet ndëretnike, madje do të ishte e mirëseardhur nëse Kovaçevski apo Mickovski do ta bënin të njëjtën gjë në ditën e alfabetit shqip”, thotë Selimi.

Gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Aco Kabranov për Indeks.mk thotë se paraqitja e fundit në gjuhën maqedonse e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është strategji për ta hequr skepticizmin e tyre ndaj tij dhe BDI-së se gjoja po e shqiptarizojnë Maqedoninë e Veriut.

Story i mëparshëm

“Seks marramendës” me vëllain e të dashurës, vjen një rrëfim befasues: Nuk e di se çfarë më ndodhi, por…!

Story i radhës

Anëtarja e familjes mbretërore që i befasoi të gjithë me veshjen e saj

Të fundit nga