Amos Zaharia tregon si e përjetoi divorcin e Eljas nga princ Leka: E dija që ishte një moment shumë i vështirë

December 7, 2024
min lexim

Plot një vit më parë, videot e një sherri që degradoi edhe në përplasje fizike mes Elja Zaharias dhe Princit Leka bënë bujë të jashtëzakonshme në rrjet. Për këdo do të ishte e vështirë, por kur ngjarja bëhet publike, trysnia dhe presioni bëhet edhe më i madh. I tillë ishte edhe divorci i Eljas dhe Princ Lekës, i shoqëruar më pas edhe me shumë lajme e spekulime që, pa dyshim, nuk kanë qenë të thjeshta për t’u përballuar për të dy familjet.

Për familjen Muji Zaharia, e tillë ka qenë ajo ngjarje, vërtet e pakëndshme, por ajo që i duhej Eljas ishte mbështetja e familjes.

Aktori i njohur Amos Muji Zaharia, ndau edhe përjetimin e tij për atë ngjarje, e cila u përcoll edhe me një trysni të jashtëzakonshme mediatike.

“Normal që nuk e kam përjetuar mirë, por mendoj edhe këtë tjetrën: Në qoftë se rrugëtimit të një çifti i ka ardhur fundi, është mbase më mirë që gjithsecili prej tyre të vazhdojë rrugën e vet, të përpiqet të gjejë atë që nuk e ka gjetur në momentin që nuk ishin bashkë. Mbase ka qenë edhe një lloj lehtësimi nga ana e të dyve që të ndërpritej aty dhe të vazhdonin … Jeta nuk mbaron, është plot me surpriza, jeta ka shumë momente të bukura që mund të të të sjellë në të ardhmen. Nuk është fundi i botës.

Kemi folur shumë bashkë, se jam përpjekur t’i rri afër në atë moment, sepse e di që nuk është i lehtë, aq më tepër kur është një Shqipëri e tërë që është duke ndjekur se çfarë është duke ndodhur. Njerëzit, duke qenë totalisht në anonimat, e përjetojnë shumë keq këtë gjë, imagjino kur ke edhe një trysni shumë të madhe që është opinioni i shoqërisë që do japë opininin pa i ditur mirë gjërat. E dija që ishte një moment shumë i vështirë për Eljan dhe e vetmja gjë që mund të bëja dhe mund të bëjë e gjithë familja është që mund t’i qëndronim pranë. Dhe ekzaktësisht këtë bëmë…”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësuesit mund t’i nënshtrohen vlerësimit për licencim

Story i radhës

Aeroplani qeveritar ka defekt, Siljanovska nuk merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë