Amnistia fiskale/ Ervin Salianji drejton gishtin nga Ceno Klosi: Kush po e bën, ky drejtori i Tatimeve që të pastrojë vilën e tij në Londër?!

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër ligjit për amnistinë fiskale, i cili pritet të kalojë në kuvend. Gjatë debatit në emisionin “Open” në News24, deputeti Salianji drejtoi gishtin nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi.

Salianji shtroi pyetjen: “Ore kush po e bën, ky drejtori i Tatimeve që të pastrojë vilën që ka atje meqë e nisi në Londër?!”

“Ndiq paranë është themeli në çdo prokurori. Po qe se ti në Shqipëri ju zgjidh edhe çështjen e pastrimit të parave e ke zgjidhur ti. Ore kush po e bën, ky drejtori i Tatimeve që të pastrojë vilën që ka atje meqë e nisi në Londër?! Për ke po bëhet? Për ata që nxjerrin dhe hyjnë në politikë duke përdorur para të pista, për të nxjerr njerëz që kanë karrierë në politike dhe kanë vokacion. Këtu jemi duke diskutuar, pse i hyjmë teknikaliteteve kot. E di si do kishte vlerë ai këshillim? Të na jepte qeveria dhe të thoshte ne kemi kaq kërkesa nga biznese, nga institucione të caktuara që ia i janë shmangur. Ta dimë, kemi 200 veta dhe a ja vlen të bëjmë amnisti për këta 200 persona. Kjo është një gjë që favorizon vetëm njerëzit që kanë rrugët e shtruara të trafikut, të klandestinëve, të drogës, të njerëzve dhe parave”, tha Salianji.

Kujtojmë që Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është përfshirë në një skandal me pasurinë. Një ndër zyrtarët e lartë që ligji e ngarkon për të hetuar transaksionet e dyshimta, në deklaratën e pasurisë rezulton se ka dhënë 140 mijë paund me fajde për shoqëri biznesi përmes 4 transaksioneve në shkurtin e vitit 2019.

Po ashtu në adresë të biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë.

Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tre banjo, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.

Në raportin që daton prillin e 2021 KLSH kishte kërkuar deri “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për Ceno Klosin, pas konstatimit për raportime jo të sakta të faturave të blerjes në sistemin tatimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Është e vërtetë: Evropa i urren shqiptarët

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 28 qershor

Të fundit nga