amir rrahmani kurorezon dashurine me drita stubllen 6a8adfdbdb5bb

Amir Rrahmani kurorëzon dashurinë me Drita Stubllën

August 23, 2026
1 minut lexim

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Drita Stubllën.

Çifti ka ndarë momente nga ceremonia në Prishtinë, ndërsa lajmi për martesën u bë publik ditët e fundit.

Rrahmani dhe Drita kanë qenë në lidhje prej rreth dy vitesh, ndërsa futbollisti i kishte propozuar martesë partneres më 30 maj në Sicili.

Rrahmani, 32-vjeçar, vazhdon karrierën te Napoli, ku është një nga liderët e skuadrës dhe kapiten i Kosovës. Ai ka fituar dy tituj të Serie A me klubin italian dhe Superkupën e Italisë.

Ndërkohë, Drita Stublla është e angazhuar në fushën e marketingut dhe është motra e stilistes së njohur Lia Stublla.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat perveluese pushtojne greqine ja kur pritet te perfundoje vala e te
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat përvëluese “pushtojnë” Greqinë/ Ja kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit

sulmoi fizikisht nenen e motren arrestohet 40 vjecari ne shkup 6a8ae3d31f5e6
Lajmi i radhës

Sulmoi fizikisht nënën e motrën, arrestohet 40-vjeçari në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë