Amir Dalipi me funksion në MPB, u.d. shef në SPB-Tetovë do të jetë Mihajllovski

1 minut lexim

Shefi i SPB Tetovë Amir Dalipi prej nesër shkon në punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri në emërimin e shefit të ri, si ushtrues i detyrës do të jetë ndihmësi i shefit aktual Ivica Mihajllovski. 

“Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Amir Dalipi, i cili me sukses e mban këtë post për më shumë se pesë vjet, me kërkesë të tij, nesër largohet në një pozitë tjetër të lartë në MPB në Shkup. Në pesë vitet e fundit, ndër të tjera, shefi Dalipi i kushtoi vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut për të gjitha masat dhe aktivitetet e realizuara, përmes bashkëpunimit të hapur dhe konstruktiv me të gjitha mediat. Deri në emërimin e kryeshefit të ri të SPB Tetovë, detyrën do ta kryejë ndihmës shefi i SPB Tetovë”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në SPB Tetovë janë paraparë edhe ndryshime të tjera në poste.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Zelensky falënderon Bullgarinë për heqjen e masës së ndalimit ndaj importeve të Ukrainës

Story i radhës

Gjermania teston sistemin e alarmit emergjent mbarëkombëtar

Të fundit nga