gjermania teston sistemin e alarmit emergjent mbarekombetar 650312796752d

Gjermania teston sistemin e alarmit emergjent mbarëkombëtar

September 14, 2023
1 minut lexim

Gjermania ka testuar sistemin e saj të alarmit mbarëkombëtar për situata krizash dhe fatkeqësish, transmeton Anadolu.

Të gjithë telefonat celularë në të gjithë Gjermaninë morën një alarm emergjence në orën 10:59 të mëngjesit me orën lokale, me një tingull të lartë si sirena. Alarmi u transmetua edhe në tabelat e reklamave, radiot dhe stacionet televizive.

“Sipas vlerësimit tonë të parë, sistemet tona të paralajmërimit mbarëkombëtar kanë kaluar testin e madh të stresit”, tha ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.

Siç tha ajo, një paralajmërim në kohë mund të shpëtojë jetë, pavarësisht nëse ka zjarre, stuhi të forta apo rreziqe të tjera.

“Ne duam të sigurohemi që qytetarët të mund të mbrojnë veten dhe të tjerët në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të njohin rreziqet në kohën e duhur”, theksoi ajo.

“Dita e alarmit mbarëkombëtar” në Gjermani mbahet çdo vit në shtator, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për masat e mbrojtjes civile, për të testuar sistemin e paralajmërimit mbarëkombëtar dhe për të informuar njerëzit se si do të duken alarmet e ardhshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

amir dalipi me funksion ne mpb u d shef ne spb tetove do te jete mihajllovski 65031180bebd1
Story i mëparshëm

Amir Dalipi me funksion në MPB, u.d. shef në SPB-Tetovë do të jetë Mihajllovski

arrestimi i amant josifit reagon policia 65031325df38e
Story i radhës

Arrestimi i Amant Josifit, reagon Policia

Të fundit nga

Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje?

Te Real Madrid janë shumë të frikësuar se Jude Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në fundjavën e kaluar ndaj Osasuna-s. Arbitri i takimit,
ShkoLartë