Amina Muaddi reagon pas akuzave për tradhti

April 16, 2022
1 minut lexim

Vajza e cila u akuzua se ka pasur një lidhje me ASAP Rockyn, partnerin e Rihannës i ka mohuar akuzat.

Stilistja e këpucëve, Amina Muaddi u akuzua se kishte krijuar një lidhje me partnerin e këngëtares Rihannës gjatë periudhës së shtatzanisë së këngëtares.

Ajo vendosi të japë një sqarim në lidhje me këto akuza të cilat me sa duket e kanë lënduar dhe prekur shumë atë.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër. Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse nuk do të merreshin seriozisht”, shkroi Amina.

“Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë gjatë shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur Pashkësh”, theksoi ajo.

Drama filloi të enjten kur blogeri i modës Louis Pisano shkroi në Twitter: “Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”.

Tre ditë më parë, Rihanna u pa me një palë këpucë të dizejnuara nga Amina dhe ripostoi fotot në Instagram.

Louis pohoi në statusin e tij në Twitter se ASAP, 33 vjeç dhe Amina kishin pasur lidhje në të kaluarën, por megjithëse dyshja janë miq prej vitesh, nuk dihet nëse lidhja e tyre ka qenë ndonjëherë e një natyre romantike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mëngjesi nis më shpërthime në Ukrainë

Story i radhës

4 strategji si të merreni me shefin që nuk ju ka në sy të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë