Delegacioni i lartë i Shteteve të Bashkauara të Amerikës të cilët dje vizituan Kosovën, janë shprehur të zhgënyjer me kryeministrin Alin Kurti sa i përket ngecjes që ka ndodhur me dialogun me Serbinë, e që do të mund të përfundonte me arritjen e një marrëveshje përfundmitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Se ka ngecje në këtë drejtim e kanë thënë edhe vet amerikanët, të cilët thanë pas takimeve me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin se status quo nuk i konvenon as Kosovës e as Serbisë, duke vlerësuar se kjo do të shkonte ne favor të Rusisë.
Burime të Gazeta Blic kanë rrëfyer ekskluzivisht se në “darkën” në rezidencën e amabasadorit të ShBA-ve në Kosovë, që kanë pasur liderët e opozitës me ndihmësen Sekretaren për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, aty liderët e isnstiticioneve të Kosovës janë kritikuar ashpër për “mungesën e vullnetit” për dialogun me Serbinë, e që do të rezultonte me një marrëveshje ligjërisht të njohur mes dy vendeve.
“Në takim nuk ka pasur diçka të re konkretisht – marrëveshja me Serbinë ‘nuk është përmendur’ me arsyetimin se nuk ka pas asnjë lëvizje nga qeveria në këtë drejtim. Delegecioni amerikan është shprehur i zhgënjyer me liderët institucional në lidhje me qasjen ndaj dialogut me Serbinë”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.
Ambasada e SHBA-së në Kosovës ka ri-publikuar deklaratën e Ndihmës Sekretares për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila të hënën në Kosovë, foli për dialogun, dhe agresionin rus në Ukrainë.
Donfried theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të riangazhohen urgjentisht në dialog duke theksuar se status quo-ja është e paqëndrueshme.
“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe fqinjët tuaj nuk mund dhe nuk mund të integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ai beson se një rajon ballkanik më i fortë, më i begatë dhe elastik demokratikisht është një kërcënim për ndikimin e tij”, tha ajo.
Ndihmëssekretarja amerikane tha se marrëdhëniet e mira në mes Kosovës e Serbisë janë kërcënim ndaj Rusisë.