Amerikanët, duket se janë të përgatitur për zgjedhjet të ashtuquajtura këtu “afatmesme – midterm ”, për Kongres, zgedhje këto që për her të parë, mbahen në të martën e dytë të nëntorit më 8 nëntor.
Ndërsa, votimet e hershme pra ato jo fizike, votimet me post, nisën të martën më 1 nëntor në mbarë vendin.
Qeveria amerikane përfshirë presidentin Biden, dhe zyrtarët e lart të organizimit të mbajtjes së votimeve në vend, duke parë atë se çfarë ndodhi dy vjet më parë në votimet që u mbajtën në kohë pandemie(izolimi total), dhe ngjarjeve që pasuan më pas, thanë nëpërmjet dekleratave të tyre në medien amerikane, se janë përgatitur edhe për ndonjë problem të mundshme që mund të hasin në një mjedis kaq shumë të polarizuar dhe epokë të keqinformimit mediatik.
Simbas shtypit amerikan duket se situata është më e tensionuar në shtete si Uiskonsin, Georgia dhe Pennsylvania, pa perjashtuar edhe New Yorkun, ku pritet të jenë gara më të më e ashpëra për në senat dhe kongres, por edhe për Guvernator të New Yorkut.
Duke theksuar se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e ish Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Presidenti Biden, dje u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që kanë mohuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u cilësuan nga administrata e Presidentit Trump si të rregullta dhe pa ndërhyrje.
Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve “të mendojnë gjatë dhe fort për momentin në të cilin jemi”.
“Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta rrezikojë atë”, tha ai. “Por këtë vit jemi”.
Fjalimi i Presidentit Biden vjen kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga votimet e 8 nëntorit, ndërkohë, që më shumë se 27 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votën e tyre, në votimet e hershme – early vote.
Hochul vs Zeldin për cilin votojnë Shqiptarët?!
Një garë e cila ka tërhequr vëmendjen e amerikanve, në të gjithë vendin, është dhe futja në garë nga republikanët e kongresistit Lee Zeldin, ku Sondazhet por dhe votimet e këtyre ditëve tregojnë për një garë të ngushtë për guvernatorin e Nju Jorkut, ndërsa Votimi i Parakohshëm po vazhdon.
Sondazhet e fundit tregojnë mesazhe të përziera në garën për guvernator të Nju Jorkut.
Njëra ka guvernatoren Kathy Hochul shumë përpara kongresmenit Lee Zeldin, por një e dyta i jep Zeldin avantazhin.
Një sondazh i ri i Kolegjit Emerson tregon se Hochul kryeson me 52%, krahasuar me Zeldin me 44%, me një marzh gabimi plus ose minus tre. Një tjetër sondazh i fundit tregon se Zeldin kryeson me 49.4%, krahasuar me 47.6% të Hochul.
Meqënse, se sondazhet tregojnë se “dueli” Hochul vs Zeldin, është “kokë më kokë” dy kandidatët për Guvernatorë të New Yorkut, si asnjë her në historinë e këtyre zgjedhjeve kërkojnë votën e komuniteteve, përfshirë, kësaj radhe edhe votën e shqiptarve, e cila futë për her të parë në një palë zgjedhje në votën që mund të bëjë ndryshimin nëse bashkohet me votat e vogla të komuniteteve të tjera, edhe votën e shqiptarve.
Fushata e Hochul dhe Zeldin është përqendruar në Bronx dhe Westchester NY, aty ku dy kandidatët po i kushtojn vëmendje edhe votimit të hershëm, si asnjëher tjetër.
Këtë e tregojë më së miri edhe kjo javë, e cila është vendimtare, kur Hochul dhe Zeldin e zhvendosen fushatën e tyre, personale duke bërë vet ata një fushatë të fortë këtë javë, në konten Westchester dhe Long Island e qytetin e Bronxit dhe pjesën e lartme të NYC, duke u takuar ata dhe stafi i tyre me disa nga drejtuesit dhe votuesit e komuniteteve, përfshirë edhe grupe aktivistësh shqiptarë.
Mirëpo, shqiptarët si në çdo fushat janë të dyzuar – duke punuar me grupe interesi – Disa janë në krahun e demokratve e disa janë në krahun republikanve, por, ka edhe nga ata shqiptar aktivist që kontribojnë me ndihma materiale gjatë fushatave për kandidat nga të dyja partitë(republikan e demokrat).
Megjithëse, nuk ka ndonjë hulumtim se si janë të ndarë shqiptarët në këto votime të parakoheshme, dhe më 8 nëntor të martën – në zgjedhjen e tyre për votën Hochul apo Zeldin , mendojë se më shumë janë për kongresitin republikan të New Yorkut, Lee Zeldin.
Duke pyetur një aktivist shqiptar nga kjo zonë elektorale, ish ushtar i Batalionit Atlantiku dhe njohës i mirë i votës së shqiptarve tha se shumica e votueseve janë me Lee Zeldin, duke e argumentuar me atë se shqiptarët nuk mundet ta harrojnë kurrë atë që bëri katër vjet më parë Kongresmeni republikan nga New Yorku, Lee Zeldin, i cili është sponsorizuesi kryesor i rezolutës për vëllezërit Bytyqi.
Një Rezolut kjo e cila bëri atë, që Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, i dha dritën e gjelbër një rezolute, e cila u kërkon Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë trysninë ndaj qeverisë serbe për ndëshkimin e fajtorëve.
“Fakti që rezoluta u përfshi në agjendë, tregon se tani ajo nuk është thjesht në duar të disa individëve dhe se Kongresi dhe Shtetet e Bashkuara në tërësi kërkojnë që të ndërmerren veprime,” ka thënë Bob Hand, këshilltar politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, i cili ka punuar prej vitesh me familjen Bytyqi për të kërkuar drejtësi për tre vëllezërit.
Zeldin tha sot katër ditë para votimeve se numrat e votimeve të hershme duken të mira për republikanët, megjithëse demokratët kan të njëjtin pretendim.
Në një kohë që media amerikane tha sot se rreth gjysmë milioni fletëvotime në mungesë u dërguan në të gjithë New Yorkun dhe 188,000 janë kthyer deri më tani, sipas Bordit të Zgjedhjeve të shtetit.
“Unë e kuptoj tronditjen që ata mund të kalojnë,” tha Zeldin. “Aty ku po shohin kaq shumë mbështetje të hapur dhe krenare për ne, fushata Hochul tha ai duket se është e “tronditur”. Kjo është një gjë e mirë për fushatën tonë. I inkurajoj të gjithë republikanet dh e njujorkezët të votojnë. Unë po kandidoj të jem guvernator për të gjithë njujorkezët.”
Por Hochul thotë se momenti i vërtetë është me të dhe me demokratët ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohet.
Sot, të enjten, Hochul do të mbajë një tjetër tubim për të tërhequr votues, këtë herë ajo është në city – Manhattan së bashku me ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, ku do të kërkojë të bindi të paktën demokratët të mos “harrojnë” të martën që të votojnë atë