Amerika ofron kthimin e “Tregtarit të Vdekjes” në Rusi në këmbim të basketbollistes Brittney Griner

min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar lirimin e rusit, Viktor Bout, të njohur ndryshe si “Tregtari i Vdekjes”, në këmbim të lirimit të yllit të basketbollit të femrave në NBA (WNBA), Brittney Griner.

Pas muajsh diskutimi, administrata Biden ka ofruar të tregtojë tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout në mënyrë që të sigurojë lirimin e Brittney Griner dhe bashkëqytetarit amerikan, oficerit të policisë Paul Whelan.

Griner ka qenë nën paraburgimin rus për pesë muajt e fundit dhe së fundmi u deklarua fajtore për kontrabandë droge, kur ajo u gjet duke mbajtur cigare elektronike, që përmbanin vaj kanabisi, në bagazhin e saj.

Ajo u deklarua fajtore, megjithatë, shpjegoi se nuk kishte asnjë qëllim për të shkelur ligjin.

Griner po luante në Rusi gjatë parapërgatitjeve parasezonale të WNBA, siç bëjnë shumë basketbollistë amerikanë përpara se të ktheheshin në orarin e tyre të rregullt të ndeshjeve.

Ndërkohë, polici Whelan u arrestua në Moskë në dhjetor të vitit 2018 dhe u dënua me 16 vjet në një burg rus në qershor të vitit 2020, pasi që u shpall fajtor për spiunazh.

Whelan thotë se ai është i pafajshëm, dhe thjesht po mbahet nga rusët që këta të fundit të kenë ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani, Koordinatori i Sigurisë Kombëtare John Kirby ka konfirmuar se shkëmbimi i të burgosurve u është komunikuar zyrtarëve rusë.

Ai i tha shtypit të Shtëpisë së Bardhë:

“Ne sigurisht shpresojmë që Rusia do të bashkëpunojë në mënyrë të favorshme sa i përket këtij rasti, por nuk dua të hyj në më shumë detaje rreth kësaj. Ne besojmë se ky është një propozim serioz dhe duam që rusët ta marrin seriozisht gjithashtu”, tha Kirby.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Hakmarrja seksi” e Fjolla Morinës ndaj Fisnik Sylës/ Këngëtarja zbulon më shumë se që duhet në fotot e fundit

Story i radhës

Meta: Ramën nuk ka patericë që e shpëton, do tronditet shpejt

Të fundit nga