Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord.
Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave, gjithsej 46.6 milionë konzola Nintendo Switch janë shitur deri më tani në Amerikë.
Kjo e bëri Nintendo kompaninë që ka edhe tastierën shtëpiake më të shitur në histori dhe konsolën portative më të shitur në histori në SHBA.
Duhet pranuar që Switch nuk është të dyja – në SHBA është ende Nintendo DS më i shitur, por është e mundur që edhe ky rekord të bjerë.
Për sa i përket tregut global, PlayStation 2 ende renditet si konsola më e shitur e të gjitha kohërave, me Switch 14 milionë njësi larg marrjes së titullit.
Burimi: botasot.info