AMD do të shënjestrojë të dy segmentet e ulëta dhe të larta të kompjuterëve AI në CES 2025. Kompania prezantoi familjen e re të çipeve Ryzen AI Max të cilët do të qëndrojnë mbi sistemet Ryzen AI 9.
Gjithashtu prezantoi çipet Ryzen AI 7 dhe 5 për segmentin e mesëm dhe të ulët. Siç duket AMD dëshiron që të ketë opsione kompjuterësh AI për të gjithë.
Çipet Ryzen AI Max duken fuqi më vete. Ato kanë deri në 16 bërthama performance Zen 5, 40 bërthama grafike RDNA 3.5 dhe performancë AI prej 50 TOPS falë NPU-së së re XDNA 2.
Kompania thotë se çipet ofrojnë pasqyrim 3D 2.6 herë më të shpejtë sesa Core Ultra 9 288V, si dhe 1.4 herë më shumë performancë grafike në testimet si 3DMark Wildlife Extreme dhe Solar Bay.
Gjithashtu ofrojnë performancë të përafërt me çipin 14 bërthamësh M4 Pro të Apple ndërsa në testimin Vray janë dukshëm më të shpejtë. Sistemet Ryzen AI Max do të jenë të disponueshme në tre mujorin e parë dhe të dytë të vitit me laptopët Zbook Ultra G1a dhe ASUS ROG Flow Z13.
Sa i takon Ryzen AI 7 dhe 5, ato ofrojnë performancë më të ngadaltë sesa Ryzen AI 9. Çipi Ryzen AI 7 ka 8 bërthama dhe frekuencë 5Ghz ndërsa Ryzen AI 5 450 ka 6 bërthama dhe frekuencë 4.8Ghz.
Dhe për kompjuterët që nuk kërkojnë fuqi të lartë AI, AMD prezantoi çipet Ryzen 200 të cilët kanë deri në 8 bërthama me modelin Ryzen 9 270. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al