grubi perballet me shkarkim nga universiteti i tetoves per mungese te paarsyeshme 677d4dcece57c

Grubi përballet me shkarkim nga Universiteti i Tetovës për mungesë të paarsyeshme

January 7, 2025
1 minut lexim

Universiteti i Tetovës ka nisur procedurën ligjore për shkarkimin nga puna të Artan Grubit, i cili mban vendin e punës asistent profesor në Fakultetin Juridik, drejtimi i Gazetarisë. Sipas Safet Emrulit, dekan në Fakultetin Juridik, Artan Grubi, kishte pezulluar vendin e tij të punës shkaku i ushtrimit të funksionit publik edhe atë deri në muajin gusht të këtij viti, kur edhe është kthyer në punë, megjithatë, mungesa prej disa ditësh e tij pa dhënë sqarim nënkupton marrjen e masave ndaj tij.

“Prej javës së kaluar, personi i apostrofuar, nuk është paraqitur në vendin e punës që d.m.th nuk i ka përmbushur detyrimet që i ka nga Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për arsimin e lartë. Ne kemi proceduar rastin sipas dispozitave ligjore dhe kemi nisur procedurën për masa adekuate sipas ligjit. Shumë shpejt do të njoftoheni për vendimin që do sjellim si universitet”, tha Safet Emrulit, dekan në Fakultetin Juridik.

Juristi Sahit Zylbehari thotë se sipas Ligjit për marrëdhënie pune duhet të bëhet ndërprerja e angazhimit, nëse ndaj të punësuarit ka padi. Sipas tij, ndërprerja duhet të jetë e përkohshme deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të gjykatës. I punësuari mund të largohet edhe për mungesë të pajustifikuar.

“Sipas Nenit 82 paragrafi 1 pika 1. mungesa e pajustifikuar nënkupton nëse punëmarrësi tre dit nuk paraqitet në punë, apo për afat pesë ditor brenda një viti në mënyrë të pajustifikuar, punëdhënësi merr veprime që përcakton Ligji, pra prish kontratën. Në raste të tilla punëdhënësi duhet të siguroj dëshmi për mungesën dhe të respektoj procedurat Ligjore për largimin nga puna, dhe për të shmangur mosmarrëveshjet duhet të përcaktohen faktet, njoftimi i punonjësit, zbatimi i procedurës disiplinore, marrja e vendimit për largim nga puna dhe dorëzimi i tij në institucionet kompetente”, tha Sahit Zylbehari, jurist.

Grubi në UT është i angazhuar që nga viti 2012./Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

amd prezanton cipet e reja ryzen me me shume performance ai 677d4d9069dc7
Story i mëparshëm

AMD prezanton çipet e reja Ryzen me më shumë performancë AI

diskutojne aspektet psikologjike te sportit 677d4e81a51ab
Story i radhës

Diskutojnë aspektet psikologjike të sportit

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë