amd paralajmeron ardhjen e procesoreve te performances ekstreme per laptopet 62724e16de5f9

AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

May 4, 2022
1 minut lexim

Me publikimin e rezultateve financiare të tre mujorit të parë të 2022, AMD gjithashtu zbuloi planet për seritë e reja të procesorëve Ryzen 7000 Zen 4 për laptopët.

Me procesorët e rinj të quajtur “seritë Dragon” AMD vë në shënjestër laptopët gaming extreme duke premtuar numrin më të lartë të bërthamave, threads dhe cache vendosur në një procesor mobil gaming.

Linja Dragon ka një dizajn TDP-je prej 55-vat dhe është dizajnuar përlapotpët më të trashë sesa 20mm. Ato vinë me arkitekturën PCIe 5 dhe memorien RAM DDR5, edhe pse disa modele mund të punojnë me më efikasitet por me më pak performancë në rastin e RAM-it LPDDR5.

Së bashku me linjën Dragon, AMD do të lançojë seritë “Phoenix” Ryzen 7000 Zen 4. Këta procesorë shkojnë për laptopët e hollë nën 20mm dhe TDP prej 35-45 vat.

Edhe këta procesorë kanë arkitekturën PCIe 5 por vinë vetëm me RAM LPDDR5.

Ryzen 7000 do të debutojë fillimisht në desktop këtë vit me seritë Raphael për të zëvendësuar linjën Ryzen 5000. Do të jenë procesorët e parë Zen 4 me platformën AM5 dhe arkitekturën TSMC 5-nanometër.

AMD nuk ka zbuluar detajet e linjës Dragon dhe Phoenix por pritet të debutojnë në 2023.

Sa i takon financave, AMD theu pritshmëritë duke gjeneruar 5.89 miliardë dollarë, një rritje me 71% në shitje nga viti në vit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rritje e cmimeve te banesave prej 124 per qind ne tremujorin e pare te vitit 62724d5e7a319
Story i mëparshëm

Rritje e çmimeve të banesave prej 12,4 për qind në tremujorin e parë të vitit

taravari ia kalon kasamit kontrata milioneshe per punesime te perkohshme 62725033bc36b
Story i radhës

Taravari ia kalon Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

Të fundit nga

ShkoLartë