Rritje e çmimeve të banesave prej 12,4 për qind në tremujorin e parë të vitit

Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti shënojnë rritje prej 12,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa në tremujorsh për 2,9 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar është regjistruar rritje e çmimeve të banesave për 3,2 për qind, në të dytin për 4,1 për qind, në të tretin për 5,8 për qind, ndërsa në të katërtin për 11,2 për qind.

Raporti i BP-së për lëvizjet monetare në muajin mars të këtij viti tregon se tek kreditë e miratuara banesore të personave fizikë është shënuar rritje mujore prej 1,5 për qind, gjatë rritjes vjetore prej 15,8 për qind.

Nga gjithsej 250 lejet e dhëna për ndërtim në muajin mars të këtij viti, 138 janë dedikuar për objekte për ndërtim të lartë.

Në periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qirave të Agjencisë për kadastër të patundshmërive janë futur 33.270 transaksione, nga të cilët 250.010 shitje të patundshmërive në vlerë prek 914 milionë euro dhe 8.260 qira të pronës së patundshme.

Story i mëparshëm

Italia: Menjëherë negociatat me Tiranën e Shkupin

Story i radhës

AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Të fundit nga