Amber Heard i është përgjigjur postimit të parë në TikTok të Johnny Depp, ku ai thoshte se duhet të ecin përpara pas gjyqit të tyre për shpifje.
Në postimin e tij në TikTok, Depp falënderoi fansat për mbështetjen e tyre dhe theksoi dëshirën e tij për ta lënë pas gjyqin.
“Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku, sepse ju u interesuat. Dhe tani, ne të gjithë do të ecim përpara së bashku,” -ka shkruar ai duke falëndëruar fansat.
Ndërsa një zëdhënës i Heard tha në një deklaratë:
“Ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, të drejtat e grave po ecin prapa. Mesazhi i vendimit për viktimat e dhunës në familje është … kini frikë të ngriheni dhe të flisni.”
Heard foli gjithashtu për të ardhmen e të drejtave të grave në deklaratën e saj të menjëhershme pas humbjes ndaj Depp në gjykatë javën e kaluar.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim,” tha Heard në atë kohë. “Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky verdikt do të thotë për gratë e tjera”, vazhdoi ajo, duke e quajtur vendimin e jurisë një “pengesë”.