Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e SPAK, ja mesazhi i diplomates amerikane për luftën kundër korrupsionit

1 minut lexim

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në Twitter, ku shkruan se takimi mes tyre vjen pas kthimit të Krajës nga SHBA.

Sipas Kim, vizita e Krajës në Uashington “forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Postimi i ambasdores Yuri Kim

Kënaqësi të mirëprisja Kreun e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon akoma më shumë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pak ditë para se të sjellë në jetë vajzën, Eduarti i çon mesazhin e papritur në telefon Arbanës

Story i radhës

Posta e Kosovës po kërkon 30 punëtorë

Të fundit nga