Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, znj. Oksana Markarova, tha se kanë qenë dy shpërthime të fuqishme sonte pranë Kievit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me CNN në këto momente, znj.Markarova tha se frika është që tani target janë civilët.
‘E kemi parë se target së fundmi ishin spitalet ku trajtohen fëmijë, civilë’, tha ajo në CNN.
Minuta më parë ndër të tjera ajo tha që Ukrainë është shumë e fortë.