Ambasadori Soreca: Lufta kundër korrupsionit, prioritet kryesor për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në një postim në Twitter, për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.

 Sipas Sorecës, “transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së”.

“Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thekson Soreca në postimin e tij.

REAGIMI I PLOTE

E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë.

Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së.

Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.

***

Kutjojmë se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt.

Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Министерот Шаќири ќе го разреши директорот од Гостивар ако тоа не го стори градоначалникот Таравари

Story i radhës

Conte në delir për Bentancur dhe Kulusevski

Të fundit nga