Conte në delir për Bentancur dhe Kulusevski

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Tottenham, Antonio Conte u fokusua edhe te nënshkrimet e reja, Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski: “Ato janë perspektiva ideale për filozofinë e Tottenhamit: të rinj, të talentuar dhe me hapësirë për përmirësim. Janë dy lojtarë të rëndësishëm për të ardhmen tonë”.

Trajneri italian bëri të ditur gjithashtu se të dy do të thirren për ndeshjen e nesërme kundër Brighton, e vlefshme për “FA Cup”. Conte foli më pas për operacionet në largim, me klubin shumë aktiv.

Në fund pamë Ndombele të shkonte te Lyon, Lo Celso te Villarreal, Alli tek Everton dhe Gil te Valencia: “Diçka nuk ishte në rregull në të kaluarën, përndryshe ne nuk do t’i linim lojtarët të largoheshin në huazim në janar. Ne duhet të blejmë lojtarë për të forcuar ekipin.

Nëse jep lojtarë që ke marrë në huazim në dy-tri vitet e fundit, kjo do të thotë se diçka nuk shkonte”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori Soreca: Lufta kundër korrupsionit, prioritet kryesor për Shqipërinë

Story i radhës

Paratë sjellin lumturi vetëm nëse keni më shumë se të tjerët

Të fundit nga