Ambasadori rus në Beograd “qorton” homologët e tij nga Perëndimi

min lexim

Ambasadori i Rusisë në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko i ka thënë homologëve të tij, ambasadorëve nga Kanadaja, Polonia dhe Britania e Madhe se “askush nuk iu ka dhënë të drejtë t’i mbajnë ligjërata Rusisë”.

“Unë do t’i këshilloja ambasadorët që të ridrejtojnë vëmendjen e tyre në marrëdhëniet e vendeve të tyre me Beogradin. Para së gjithash, të gjejnë në vetvete “urtësinë, besimin dhe kujtesën” dhe sinqerisht të shikojnë politikën dyfytyrëshe, nxitëse të vendeve të tyre në raport me Kosovën”, ka thënë Kharchenko, në lidhje me shkrimin autorial të djeshëm në gazetën serbe “Politika” të ambasadorëve Giles Norman, Rafal Perl dhe Shan McLeod, me titull “Urtësia, besimet dhe kujtesa”.

Siç ka shkruar Botsan Harchenko, në deklaratën të cilën e ka publikuar “Politika” në numrin e sotëm, bëhet fjalë për një “pamflet primitiv, titulli i të cilit është krejtësisht kontradiktor me përmbajtjen”, duke shtuar se “për disa arsye, autorëve të tekstit nuk u kujtohet bombardimi i Serbisë në vitin 1999 në Ditën e Fitores më 9 maj dhe në “të ashtuquajturën” Ditë të Evropës më 8 Maj”.

“Dhe në Ukrainë? Ku është dhembshuria juaj për tetë vjet gjenocid sistematik kundër disa milionë banorëve të Donbasit, në mbrojtjen e të cilëve u ngrit Rusia? Siç u ngrit sërish si një mburojë për të penguar rrugën e neo-nazizmit që Perëndimi inkurajoi dhe inkurajon në Ukrainë, duke dërguar mercenarët e tij në radhët e mbështetësve të tij. Ku është zemërimi juaj për krimet e luftës të regjimit të Kievit, vrasjen e civilëve me raketa dhe granata nga vendet tuaja? Po biolaboratorët ushtarakë ku u kryen eksperimentet më të rrezikshme? Ku është indinjata e drejtë për shkak të ukrainizimit të dhunshëm të pakicave kombëtare nga Kievi: të rusëve, hungarezëve, rumunëve, bullgarëve e të tjerëve?”, pyet Botsan Kharchenko.

Ambasadorët, në një tekst të përbashkët autorial, deklaruan se “të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen jo vetëm të popullit të Ukrainës, por edhe të Rusisë, duhet të dërgojnë një mesazh të qartë se mënyra më e mirë për të reduktuar shkatërrimin dhe vuajtjen është që Kremlini menjëherë të ndryshojë kursin e saj”.

Dhe vazhduan se, përgjigja e Vladimir Putin ndaj dështimeve ushtarake, dënimit ndërkombëtar dhe pakënaqësisë në frontin e brendshëm po e tërheq më tej vendin në baltën e konfliktit dhe po fillon dhunë edhe më të fortë kundër popullit të Ukrainës, paralelisht me humbjen e jetëve ruse.

“Këto vdekje dhe shkatërrim i pakuptimtë do të lërë një njollë në reputacionin e Rusisë. Sa më gjatë të zgjasin, aq më e errët do të bëhet njolla”, deklaruan ambasadori Norman, Perl dhe McLeod

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot është Dita e Princeshave

Story i radhës

Synimi i lartë i Françeskut për luftën në Ukrainë

Të fundit nga