ambasadori rohde i percolli presidentes osmani urimin e presidentit gjerman per 14 vjetorin e pavaresise se kosoves 620be085b74a4

Ambasadori Rohde i përcolli presidentes Osmani urimin e presidentit gjerman për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 15, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili i ka dorëzuar asaj telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës.

Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit.

Ambasadori Rohde ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit. U diskutua se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

reforma territoriale basha qeveria i ka marre pushtetit vendor cdo instrument 620be0829f8d5
Story i mëparshëm

Reforma territoriale, Basha: Qeveria i ka marrë pushtetit vendor çdo instrument

ende nuk dihet sa do te jete rritja e pensioneve ne maqedoni 620be1ded15b8
Story i radhës

Ende nuk dihet sa do të jetë rritja e pensioneve në Maqedoni

Të fundit nga

​27 vjet nga Beteja e Llapushnikut

27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së
ShkoLartë