Ambasadori palestinez në Londër kërkon nga Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë krimet e luftës kundër palestinezëve

Ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot, i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të veprojë “menjëherë dhe me përgjegjësi” për të hetuar krimet e luftës të kryera kundër palestinezëve, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Londër lidhur me krizën humanitaren në Gaza, ambasadori Zomlot tha se sektori i shëndetësisë në një nga zonat më të dendura të populluara në botë është “absolutisht në kolaps”. Ai tha se kjo luftë nuk është një luftë kundër Hamasit, por kundër popullit palestinez.

Ai theksoi se bombardimi i infrastrukturës civile, shkollave, qendrave mjekësore, shtëpive dhe tregjeve, si dhe ndërprerja e hyrjes së ujit, ushqimit, karburantit, energjisë elektrike dhe ilaçeve në Gaza tashmë ka marrë një tarifë të tmerrshme.

Zomlot po ashtu shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e zgjerimit të luftës në rajon.

Në përgjigje të pyetjes nga Anadolu mbi komentet e fundit të ambasadorit izraelit në Londër se “nuk ka krizë humanitare në Gaza”, Zomlot tha se kur 1 milion njerëzve u kërkohet të largohen nga shtëpitë, pa energji elektrike, ushqim, ilaçe, “a nuk është kjo një krizë humanitare?”.

“Kur raketat dhe bombat bien fjalë për fjalë mbi kokat e tyre, familjet po fshihen, a nuk është një krizë humanitare kjo?”, u shpreh ai.

Ambasadori palestinez theksoi se është “plotësisht i dëshpëruar” për mbulimin mediatik të konfliktit.

“Terminologjia është vendimtare”, tha ai, duke shtuar se Izraeli që në fillim donte “të lidh popullin palestinez me Hamasin dhe më pas Hamasin me DEASH-in”.

“Kjo lidhje është për të justifikuar luftën dhe spastrimin etnik të palestinezëve”, shtoi ai.

Në përgjigje të një pyetje tjetër nga Anadolu lidhur me përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza, që është verifikuar nga ‘Amnesty International’, Zomlot tha se përdorimi jo-proporcional i bombave vdekjeprurëse është një “krim lufte”.

“Krime lufte”

Duke kujtuar se Palestina ka aderuar në Statutin e Romës, ambasadori Zomlot theksoi se edhe Palestina i ka dhënë mandat të plotë shumë vite më parë ICC-së për të hetuar krimet e luftës në territorin e pushtuar të Palestinës nga të gjitha anët.

Statuti i Romës është traktati që themeloi ICC-në.

“Kjo është koha që Karim Khan (prokurori i ICC-së) dhe ICC-ja të hetojnë fosforin e bardhë dhe krimet e kryera nga të gjitha anët dhe ne do të pranojmë përgjegjësinë e plotë”, tha ai.

Zomlot gjithashtu tha se aktorët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, duhet të “ndalojnë bllokimin e ICC-së” nga kryerja e punës së saj.

Njëmbëdhjetë ditë pas konfliktit me grupin palestinez Hamas, bombardimet dhe bllokada e Izraelit në Rripin e Gazës ka vazhduar, me mbi 1 milion persona të zhvendosur, pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës.

Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm shumë-dimensional që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës së shtuar nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim që nga viti 2007.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gaza, rreth 3 mijë palestinezë, duke përfshirë qindra fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor ka arritur në 60.

Gjithashtu të paktën 1.400 izraelitë janë vrarë në konfliktin e armatosur në vazhdim.





Story i mëparshëm

Procesorët për laptopët: Ku është dallimi mes varianteve Intel U, P dhe H

Story i radhës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me ambasadori Robinson në Kaliforni, zbulohet për çfarë biseduan

Të fundit nga