Procesorët për laptopët: Ku është dallimi mes varianteve Intel U, P dhe H

Në kompjuterët desktop, zgjedhjet e procesorëve nuk janë aq të komplikuara. Mjafton të mbani mend disa detaje të vogla. Për shembull germa “K” nën kupton se procesori ka një shumëfishues(multiplier) të zhbllokuar duke lejuar tejkalimin e frekuencave të vendosur nga fabrika, një proces që ndryshe quhet “overclocking.”

Nëse nuk ka këtë germë, aplikimi i “overclocking” është i pamundur. Tek laptopët gjërat ndryshojnë. Mbase keni vënë re sesi procesorët e laptopëve kanë germa nga më të ndryshmet dhe shumë blerës nuk ja kanë idenë çfarë domethënie kanë.

Cila është diferenca mes procesorëve Intel U, H, dhe P? Cilin duhet të blini?

Pse procesorët e laptopëve kanë terminologji më të ngatërruar?

Arsyeja ka kaq shumë modele procesorësh për laptopët krahasuar me desktopët ka të bëjë me faktin se asnjë laptop nuk është i njëjtë. Prandaj kur bëhet fjalë për të zgjedhur një laptop për të blerë, nuk mjafton të kontrolloni se çfarë modeli përdor, i3 apo i5, ose çfarë gjenerate ka sepse variacionet janë të shumta.

Në kompjuterët desktopë, konsumi për disa procesorë ndryshon. Por dizajnët e PC kanë qëndruar të njëjtë përgjatë viteve: një kuti e madhe me një pllakë amë në brendësi.

Në varësi të përdorimit, ka edhe hapësira të ndryshme për ftohje. Si rezultat kur shihni një germë të caktuar për një model procesori, në të vërtetë nuk ka të bëjë me kapacitetin ftohës apo konsumin e energjisë. Për shembull germa F do të thotë se nuk ka grafika të integruara, ndërsa K do të thotë se ka një shumëfishues të zhbllokuar.

Megjithatë tek laptopët nuk ekziston hapësirë për ftohje si në desktop. Edhe laptopët më të trashë as që i afrohen kapacitetit ftohës të desktopëve. Kështu disa sakrifica nevojiten që të bëhet portativ dhe një balancë mes performancës, efikasitetit dhe hollësisë duhet të zbulohet. Në varësi të fuqisë që kërkoni nga laptopi, kjo balancë ndryshon.

Pikërisht këtu lind nevoja për të pasur një gamë të gjerë procesorësh. Edhe pak vat mund të bëjnë diferencë të madhe në kapacitetin termik të laptopit. Sipas përmasave që laptopi ka, lind nevoja për linja të ndryshme procesorësh. Aktualisht Intel ofron tre linja procesorësh: Seritë U, Seritë P dhe Seritë H.

Por cila është diferenca mes tyre?

Çfarë janë procesorë Intel U?

Nëse kërkoni të blini një laptop të hollë dhe të lehtë që e përdorni kryesisht për punë dhe shfletim në internet, me shumë gjasa do të vijë me një çip Intel U.

Nënkupton “ultra-low-power” dhe janë çipe të cilët nuk janë më të mirë në aspektin e performancës por dizajni i tyre me energji të ulët sjell efikasitet të lartë. Ka frekuenca më të ulëta, më pak bërthama dhe një TDP shumë të ulët.

Për shembull Core i7-1365U ka një TDP prej 15W dhe në momente të caktuara shkon deri në 55W. Disa çipe U ka TDP akoma më të ulët prej 9W. Këto janë procesorët që mund të ftohen me lehtësi në varësi të dizajnit të kompjuterit.

Janë çipe me fuqi të dobët që janë ndërtuar duke sakrifikuar performancën.

Çfarë janë procesorët Intel P?

Tashmë që keni informacion rreth procesorëve Intel P, mund të diskutojmë për rrugën e mesme, seritë Intel P. Njësoj si seritë U, janë procesorë që aplikohen në laptopët e hollë dhe të lehtë. Megjithatë është rritur konsumi i energjisë për të ofruar më shumë performancë.

Procesorët Intel P konsumojnë 28W. Është thuajse dyfishi i asaj që konsumojnë çipet Intel U. Duke qenë se konsumi i energjisë është më i madh, lind edhe nevoja për më shumë kapacitet ftohës. Me ftohjen e nevojshme, prodhuesit e laptopëve kanë implementuar sistem të mjaftueshme ftohjeje pa pasur nevojë të ndërtojnë një laptop me të trashë.

Ndërsa seritë U të procesorëve shfaqen tek laptopët 300 deri në 600 dollarë, seritë P të procesorëve gjenden në laptopët “ultrabook” si Dell XPS 13 që kapërcejnë 1000 dollarët.

Çfarë janë procesorët Intel H?

Së fundi po ngjitemi në krye të linjës. Procesorët Intel H konsideron si linja për entuziastët e laptopëve.

Ndryshe nga linja P dhe U, linja H nuk është bërë për laptopët e hollë. Ndërsa dy linjat e para mund të konsumojnë deri në 28W, procesorët H kanë një TDP prej 45W. Megjithatë është shumë larg asaj çfarë konsumon një ekuivalent desktop si Core i9-13900K me specifikim prej 125W por që shkon deri në 253W.

Mund të gjeni variante me germa S apo X të procesorëve H por teknikisht mbeten të linjës H.

Një tjetër avantazh i procesorëve H është se gjenden shumë pranë niveleve të performancës së procesorëve desktopë. Ndërsa Core i9-13900K është për desktopët, Core i9-13980HX është bërë për laptopët më të fuqishëm në përdorim.

Sigurisht kur përmendim një laptop me procesor H, nuk e kemi fjalën për laptopët e hollë. Këto procesorë zakonisht shkojnë për laptopët gaming ose për krijuesit që punojnë me video editim. Janë laptopë të trashë të cilët përmbajnë sisteme të mëdha dhe të avancuara ftohjeje. Sikur një procesor H të vendosej në një laptop të hollë, jo vetëm që to mbinxehej, por kurrë nuk do të ofron kapacitetin e tij maksimal të performancës.

Çfarë procesori duhet të zgjidhni kur blini një laptop?

E gjitha varet se për çfarë do ta përdorni kompjuterin. Procesorë Intel U, P dhe H janë për lloje të ndryshme ngarkese. Procesorët U janë për laptopët e hollë për punë me Office, shfletim në internet, përdorim i lehtë i kompjuterit.

Nëse bëni punë më të rënda, atëherë duhet të shikoni drejt procesorëve Intel P. Së fundit një procesor H është i nevojshëm nëse laptopin që dëshironi të blini do ta përdorni për gaming ose punë kreative. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Suedia dhe Belgjika së bashku do të mbajnë zi për viktimat e Brukselit

Story i radhës

Ambasadori palestinez në Londër kërkon nga Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë krimet e luftës kundër palestinezëve

Të fundit nga